BE thirrje Kosovës që të rishqyrtojë vendimin për ndalimin e vizitës së Petkoviqit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë thirrje nga Prishtina që të rishqyrtojë vendimin për ndalimin e vizitës së drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, transmeton Shqip.com.
Sipas Stanos, kërkesa për vizitë është bërë në përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare, dhe kështu ato duhet të mundësohen.
“Ne kemi marrë parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me vizitat zyrtare. Duam të theksojmë edhe një herë se presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare.
Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që përmirëson procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të mbështetur nga BE. Ne presim që palët t’i respektojnë këto udhëzime”, tha Stano për Kosovo Online.
Tutje, Stano citoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Giuseppe Borej, i cili i ka bërë thirrje Kosovës që të lejojë vizitat zyrtare që përmbushin udhëzimet.
Ndryshe, ministrja e Punëvetë Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të enjten do të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, një ditë pasi iu refuzua kërkesa për vizitë në këtë qytet./SHQIP.com