Lajme

BE-ja shpenzoi 47 miliardë euro për karburante ruse që nga fillimi i luftës

Ministrat e BE-së po takohen në Bruksel për të diskutuar se si blloku mund të zvogëlojë varësinë e tij nga karburantet fosile ruse si një burim energjie.

Sipas një analize, BE-ja ka shpenzuar më shumë se 47 miliardë euro për karburantet fosile ruse që nga fillimi i pushtimit, raporton “BBC”.

Mund ta shihni gjurmuesin drejtpërdrejt nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër me qendër në Helsink.

Rafineri nafte ruse

Muajin e kaluar, kryediplomati i bllokut vuri në dukje se 1 miliardë euro që dërgoheshin çdo ditë në Rusi në formën e pagesave për energjinë ishin 35 herë më shumë se shuma që BE i kishte dhuruar në fakt Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrohej.

BE-ja është e shqetësuar se varësia e saj nga lëndët djegëse fosile ruse po ndihmon pa dashje Kremlinin për të financuar pushtimin e Ukrainës.

Kjo sepse një pjesë e konsiderueshme e pagesave merren nga qeveria ruse në taksa.

Rafineri nafte ruse

Në fakt, në vitin 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerësoi se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 45% të buxhetit federal të Rusisë.

Shumë shtete perëndmorekanë vënë sanksione në produktet ruse, përfshirë këtu edhe ato energjetike.

Përndryshe, lufta në ukrainë është në ditën e 68-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com