BE-ja diskuton ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale

Përdorimi i ChatGPT shihet pjesërisht me sy kritik në BE. Por Inteligjenca Artificiale, IA, është shumë më e madhe se kaq dhe tani mendohet që të rregullohet me një ligj evropian – proces që po ecën mjaft ngadalë.
Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, që mban emrin “Garante”, bëri një hap të nxituar në fund të muajit mars kur ndaloi paraprakisht përdorimin e “ChatGPT”.
Ky software me të cilin me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu, ishte i dyshimtë për autoritetet italiane.
Problemi që ka autoriteti italian “Garante” nuk ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), pra përpjekjet për të transmetuar në kompjuter dijen dhe mendimet e njeriut në mënyrë që t’i jepet atij inteligjencë, por ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave.
“Garante” kërkon nga prodhuesit e këtij software, që është firma “OpenAI”, mbas të cilës ndodhet koncerni amerikan i internetit Microsoft, që të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT.
/Shqip.com