BE dhe Astra Zeneca arrijnë marrëveshje për furnizim me vaksina anti-COVID

Bashkimi Evropian dhe kompania farmaceutike AstraZeneca kanë arritur një marrëveshje për shpërndarjen e 200 milionë dozave të vaksinës kundër Coronavirusit, transmeton Shqip.com.
Me këtë marrëveshje i është dhënë fund mungesës së dozave të vaksinës së kësaj kompanie, pasi që mosmarrëveshjet mes BE-së dhe AstraZenecas më herët gjatë këtij viti, kishin shkaktuar krizë, ku shumë shtete që ishin nën presion të shpejtonin fushatën e vaksinimit, patën mungesë të dozave, raporton BBC.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 shtator, Astra Zeneca është zotuar se do të shpërndajë 60 milionë doza të vaksinës së saj “Vaxzevria”, deri në fund të çerekut të tretë të këtij viti, ndërsa 75 milionë tjera deri në fund të çerekut të katërt të vitit dhe 65 milionë tjera deri në fund të çerekut të parë të vitit 2022.
Nëse përfshihen edhe dozat që kanë arritur në BE, atëherë i bie që blloku evropian të pranojë në total prej 200 milionë dozave të vaksinës Astra Zeneca.
Në prill, Komisioni Evropian kishte nisur procedura ligjore ndaj AstraZenecas për shkak të mosrespektimit të kontratës, pasi kjo kompani tha se kishte probleme që të shpërndante vaksinat, ashtu siç ishte paraparë në kontratë. /Shqip.com