BBC raporton për aksidentin tragjik në Bullgari

Medium prestigjioz BBC, ka shkruar për aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari e që pasagjerët ishin shqiptarë.
Ata po ktheheshin nga Turqia për në Maqedoninë e Verit, ka treguar media britanike.
Bilanci i viktimave është 46, prej tyre 12 ishte të rinjë.
Shkaku i katastrofës nuk ishte i qartë menjëherë.
Zyrtarët bullgarë përshkruan se si autobusi doli nga autostrada dhe grisi një seksion 50m të pengesës së përplasjes, por ishte e paqartë nëse ishte para apo pasi mori flaken.

Fotot e pasojave treguan një pjesë të rrugës ku barriera ishte prerë.
Në aksident nuk ishin të përfshirë automjete të tjera.
Kryetari i fshatit të afërt Pernik të Bullgarisë, tha se autostrada ishte në gjendje të keqe në atë pjesë dhe shpesh kishte aksidente në zonë.
Mediat bullgare thanë se autobusi kishte udhëtuar si pjesë e një kolone prej katër autobusësh dhe ishte ndalur në një pikë karburanti afër Sofjes rreth një orë para aksidentit.
Autobusët e tjerë, të cilët ishin disa minuta përpara, u kthyen të sigurt në Maqedoninë e Veriut. /Shqip.com