BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image.jpg)
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka dhuruar një mbrëmje magjike me performancën e saj në festivalin më të madh britanik “Glastonbury”.
Ajo ishte artistja e natës së këtij festivali, teksa performoi para 100 mijë njerëzve.
Prestigjozja BBC shkruan se ylli i popit u ngjit në skenë me një performancë ambicioze dhe dinamike.
Ndërsa më tej ajo është lavdëruar për koreografitë e saj duke theksuar se lanë publikun pa frymë ndërsa ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.
“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i tha Dua publikut.
Dua poashtu ka mbështetur fuqishëm Gazën duke thënë se ajo është e vetëdijshme se do të marr goditje, por ky është vendimi i saj dhe nuk do heq dorë.
/Shqip.com