Baza strehimi në Kosovë dhe Shqipëri, kapet grupi që transportonte emigrantë

Policia e Dibrës ka finalizuar fazën e tretë të operacionit policor “SMUGGLING” kundër kalimit të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Policia ka identifikuar bazat e strehimit të emigrantëve në Tiranë dhe në Kosovë.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohet dhe goditet grupi me 15 shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për shtetasit si mëposhtë:
A.H., 40 vjeç, banues në Krujë
A.F., 49 vjeç, banues në Tiranë.
A.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë.
A.M., 24 vjeç, banues në Kukës.
K.D., 18 vjeç, banues në Kukës.
M.O., 29 vjeç, banues në Kukës.
U ekzekutuan masat e sigurisë në ambientet e IEVP për shtetasit : Sh.P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe M.K., 40 vjeç, banues Tiranë.
Janë shpallur në kërkim policor shtetasit :
R.Gj., 23 vjeç, M.Z., 23 vjeç, banues në Tiranë; dhe G.K., 28 vjeç, I.R., 43 vjeç, banues në Kosovë.
Siç njofton policia, janë caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit: P.K., 68 vjeç; K.K., 22 vjeç, dhe M.K., 33 vjeçe, banues në Tiranë.
Vërejtje: Të gjithë personat e lartpërmendur si të dyshuar, konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata./Shqip.com