Kulturë

Bashkia e Korçës: As festa dhe as ftesa nuk kanë arsye apo nxitje politike – muzika lidh popujt

Këngëtari serb, Goran Bregovic,

Nga Bashkia e Korçës kanë thënë se refuzojnë të përfshihen në debatin e fundit rreth performancës se këngëtari serb, Goran Bregoviq në Festivalin e birrës në Korçë.

Bashkia e Korçës ka thënë me rastin e ftesës së tij nuk ka arsye për nxitje politike.

Tutje, thuhet se muzika është urë lidhëse në mes popujve.

“As festa dhe as ftesa për Bregoviç si një nga këngëtarët në një nga 10 koncertet e kësaj feste nuk ka asnjë arsye apo nxitje politike. Ne besojmë se muzika është urë për të lidhur popujt dhe Festa e Birrës dhe Bashkia Korçë promovon vlerat më të mira të respektimit të diversitetit etnik e kulturor mes popujve të Ballkanit e më gjerë”, thuhet në përgjigjen e bashkisë, njofton ‘KK’.

Më tej, në reagim kjo bashki thonë se kanë refuzuar pjesëmarrjen në debate me arsyetimin se nuk u takon atyre që të jenë pjesë e një diskutimi për sa kohë nuk ka pasur asnjë pikënisje apo qellim për atë se çfarë po diskutohet kohët e fundit.

Kundër ardhjes së tij janë shprehur një numër i madhe i artistëve shqiptare.

Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar përformancën pasi kanë kuptuar lajmin për ftesën që i është bërë këngëtarit serb./SHQIP.com