Bashkëshorti i gazetares në Big Brother VIP akuzon produksion

Që nga startimi “Big Brother VIP” ka pasur vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku.
E gjithë kjo pasi që personazhet brenda janë figura të njohura dhe kanë filluar aventurën 100 ditore për ta fituar çmimin e madh nga produksioni.
Javën e kaluar, gazetarja shqiptare, Paloma, mori një surprizë nga bashkëshorti i saj, Alandy, por ajo në fillim nuk u nis mirë, pasi produksioni u shpreh se bashkëshorti i saj po hedh poshtë historinë që ajo kishte treguar brenda shtëpisë.
Ata i kishin sjell gazetares një trofe ku shkruante “Për aktoren më të mirë”, e më pas në shtëpi u shfaq edhe vetë Alandy i cili e gëzoi pafund gazetaren.

Paloma ditë me parë ka thënë se burri i saj vuante nga varësia ndaj alkoolit, ku ka treguar se ishte rrahur nga ai dhe këtë gjë e kishte vuajtur për 8 vite radhazi.
“Vinte në 3 të mëngjesit, më kapte për fyti, më rrahte, pa bërë gjë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: ‘Të lutem hiqe thikën’.
Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, ka pohuar ajo.
Mirëpo, së fundmi ai ka akuzuar produksionin, pasi sipas tij, ata ia kanë ndryshuar surprizën me qellim, pasi lulet dhe trofeu sipas tij kanë qenë në plan që ai vetë t’ia dhuronte, dhe se trofeu ishte në formë të shakasë./SHQIP.com