Basha: Zogaj, talent prirës i poezisë sonë

Studiuesi Gëzim Basha ka komentuar mbi librin me poezi të shkrimtarit Preç Zogaj, të titulluar: “Ne na Njohu një e Tretë, Dashuria”, duke e cilësuar autorin si një talent prirës të poezisë sonë lirike përgjatë katër dekadave të fundit.
Përmes një shkrimi, Basha e ka krahasuar Zogaj me autorin Fatos Arapin, ku çdo përmbledhje e tij poetike, hap një “terra nova” ku për guide, në stil dhe meditime, përherë na pret një hero lirik sensitiv, i matur dhe inovativ që e ka “empathinë brerore” dhe asht, frymë dhe esencë.
“Preç Zogaj botoi vitin e kaluar librin me poezi, “Ne na Njohu një e Tretë, Dashuria,” një “tour de force” që e konsolidon më tej perceptimin e autorit si talenti prirës i poezisë sonë lirike në katër dekadat e fundit.
“Ne na Njohu një e Trete, Dashuria,” renditet këtë vit ndër katër finalistët e çmimit vjetor për poezinë, por me një distancë të qartë prej librave të tjerë ngaqë i bën më me finesë ato gjeste estetike që priten prej poezisë; presionin mbi gjuhen për një të folme më fluide, temperimin e ndjesive si mënyrë e rafinimit të shprehjes, mozaikun e imazheve si konstruktim i kuptimeve poetike komplekse.
Poeti i shquar amerikan, Mark Doti, shprehet, “kur juritë nuk bëjnë vlerësimin e duhur, çmimet letrare janë kot!” Mbetem me shprese se juria e këtij viti mund të shtijë në shenjë!”, ka shkruar Basha.
/Shqip.com