Lajme

Basha: Kosova do t’ia dalë të integrohet në institucionet euroatlantike

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehet se është i bindur se Kosova do t’ia dalë që të integrojë vendin në institucionet euroatlantike.

Ky postim është bërë në ditën e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

“Sot, ndërsa Kosova përgatitet për të hedhur hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, kam bindjen se me të njëjtin përshkushtim dhe angazhim që luftuan për pavarësi, burrat dhe gratë, lidershipi i saj politik, do t’ia dalin të bëjnë realitet anëtarësimin në institucionet euroatlantike, vendin që ëndërruan ata që punuan dhe dhanë  jetën për të”.

Ai ka thënë se Kosova ndër shekuj ka ditur të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar gjatë historisë së saj.

Ai shton se është i bindur se me të njëjtin përkushtim do të vijohet me proceset euro-integruese./SHQIP.com