Lajme

Basha – Berishës pas shkarkimit: Fole me tezat e Ramës, koha do të jetë ilaçi më i mirë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ish-deputeti i kësaj partie, Sali Berisha është larguar nga PD për shkak se kishte folur me tezat e kryeministrit, Edi Rama.

Para mediave, Basha tha se ka ndjekur me dhimbje reagimin e Berishës pasi ai u largua nga PD, duke thënë se shpreson që koha të jetë ilaçi më i mirë për të.

“Kam ndjekur me dhimbje reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur një ditë më parë. Dhimbjen që ndjej në nivel personal dhe njerëzor m’u dyfishua sot nga gjuha e përdorur nga z.Berisha, por shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku më i madh, që është regjimi”, tha Basha.

Kurse, pas largimit të tij nga kryetari i PD-së, Berisha iu drejtua Bashës me akuza të rënda.

Lexo edhe:
Berisha: Sot nis beteja ndaj pazareve të fëlliqura Basha-Rama

Sipas tij, Basha ka një marrrëveshje me Edi Ramën dhe shumë shpejtë në PD do të fillojë një lëvizje statutore dhe ligjore për rikthimin e saj.

Ndryshe, të enjten, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vendosi që të përjashtojë ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe deputetin e kësaj partie, Sali Berisha./Shqip.com