Bardhi i ndanë përfundimisht rrugët me Jetmir Agajn
Publikuar:
(17.07.2024 21:05:50)

Që nga futja e reperit Bardhi në Big Brother Vip 3, e sidomos lidhja e tij me Sara Gjordenin, raporti i tij me Jetmir Agajn dhe produksionin e tij SBS, kanë qenë më shumë tension.
Por, duket se kjo temë tashmë ka marrë fund, shkruan Shqip.com.
Bardhi ka njoftuar sonte se ka mbyllur bashkëpunimin me këtë produksion.
Ai ka falenderuar SBS dhe ka thënë se tash e tutje do jetë këngëtar i lirë, duke paralajmëruar projekte të reja.

/Shqip.com