Rozë

Bardhi “betohet” edhe për vitin 2021 – Flet për Shqip.com rreth suksesit dhe veprimtarisë së tij

Bardhi

Bardhi si duket është “betuar” që të mbajë ritmin e njëjtë të suksesit në karrierën e tij.

Rep-artisti i njohur nga Kumanova, tash bën pothuajse dy vjet që njihet në masë të madhe për prodhimtaritë e tij muzikore.

Që nga atëherë, reperi s’është ndalur duke lansuar kështu këngë, e bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Bardhi

Vetëm para një muaji, Bardhi erdhi me albumin e tij të radhës, që titullohet “Trëndafil”.

Albumi ka 20 këngë, 18 prej të cilave ishin bashkëpunime.

Duetet krijuesi I hitit “Diva” i realizoi me Ledri Vula, Azet, DJ PM dhe DJ Dagz, Donjeta Morina dhe shumë emra të tjerë.

E cila është arsyeja që ka kaq shumë bashkëpunime, Bardhi në një intervistë për SHQIP.com ka treguar detaje rreth albumit të tij.

Pasi unë, menaxhmenti dhe producenti njihemi për lidhjet e mëdha e të shumta mes artistëve, kam dashur që t’i respektojë secilin prej tyre, andaj kanë qenë 95 përqind bashkëpunime, sepse karriera ime njihet për solo të shumta, dhe, pse jo mos të kem bashkëpunime tani”, u shpreh ai.

Por, në mesin e të gjithë atyre dueteve, cili ka qenë i preferuari i Bardhit?

Nuk kam dëshirë të selektoj sepse secili ka vlerën dhe rëndësinë e vet, por çdo gjë që shihet në album e kam punuar me shumë qejf“.

Se sa është i kënaqur me suksesin e albumit, Bardhi shtoi: “Shumë jam i kënaqur, pasi në këtë moshë të re kam arritur të kem albumin tim dhe kjo më ndihmon në pasqyrën e një artisti”.

Gjatë këtij viti, përkundër pandemisë coronavirus, këngëtarë të estradës kanë arritur që të mbajnë koncerte në vende të ndryshme, mes tyre edhe rep-artisti i njohur.

Sipas tij, mbajtja e koncerteve është përmbushje e artistit, pasi arrin që të ketë më afirmitet me adhuruesit e muzikës së tij.

Koncertet kanë qenë një përvojë e mirë, ndjenjë e mirë, edhe pse është vetëm fillimi. Më japin një motiv, pasi jam afër njerëzve dhe marr shumë mendime nga ta rreth muzikës“.

Vendi im, Kumanova ka qenë një kënaqësi e veçantë, pasi ka ka qenë i stërmbushur, ndoshta pesë mijë perona, ajo ka qenë ndjenja më mirë, pasi pikërisht është vendlindja ime”.

Bardhi po ashtu nuk hezitoi të tregojë edhe se cili është bashkëpunimi i tij i ëndrrave.

Bashkëpunimi i ëndrrave është me Drake dhe Eminem, pasi sigurisht edhe inspirohem shumë nga muzika që ata e bëjnë”, përfundoi reperi.

Meqenëse ende nuk ka mbaruar viti 2021, ai ka arritur që ta mbyllë me sukses këtë periudhë kohore.

Foto arkiva

Në platformën digjitale Spotify, Bardhi ka arritur që të grumbullojë 689.9 mijë dëgjues në 136 vende.

Ani pse mbrëmjet muzikore nuk janë të lejuara ende në Kosovë, rep-artisti nuk po ndalet, duke performuar kështu në vendet evropiane./SHQIP.com