Lajme Botë

Barack Obama rezulton pozitiv me COVID-19

Barack Obama

Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Përmes një postimi në Twitter, Obama, ka thënë se që disa ditë ka pasur gërryerje fyti dhe se po ndihet mirë.

“Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe përforcuar, dhe ajo ka rezultuar negative”, shkroi Obama.

Ai gjithashtu ka thënë se është një përkujtim për t’u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, edhe pse rastet po zvogëlohen./Shqip.com