Rozë

Banorja tregon se pësoi aksident tri ditë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova

Këngëtarja, Ganimete Abazi mbrëmë i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo që në natën e parë ka filluar të tregojë edhe histori nga jeta e saj.

Këngëtarja ka zbuluar se tri ditë më parë pësoi një aksident në Prishtinë.

“Është hera e parë në jetën time që kam pasur një emocion që nuk di as ta përshkruaj, sa isha pozitive sa negative nuk e dija as çfarë jam duke bërë mandej thosha nuk e kam kuptuar nuk jam mësuar të jem e mbyllur jam mësuar me punë aktive me qenë, thoja çfarë bëj. Një Gane e brendshme ka folur me një Gane të jashtme.

Sido që të jetë, ajo që i ka marrë të gjitha këqijat e kësaj e periudha para tri dite pësova një aksident. Më ra dikush nga mbrapa. Tash i kisha tre katër ditë për t’i përgatitur gjërat pasi u ktheva nga ndejat. Thash ishalla gjithë lodhjen të këqijat i ka marrë kjo”, u shpreh më tej ajo.

Ndryshe, ajo tashme ka filluar me u adaptu me jetën brenda.

/Shqip.com