Banorja e re nis trazimin e ujërave, Gania: Ja paska vlejt pritja
Publikuar:
(18.11.2023 09:32:44)

Konkurrentja më e re e Big Brother VIP Kosova është Kader Kicaj.
Në klipin e saj prezantues, ajo u shfaq përplot vetëbesim, derisa ka theksuar se brenda “do ta bëjë hallakamë”, pa pasur mëdyshje se do t’u pëlqejë djemve të shtëpisë.
“Do ta bëj hallakamë, e di që do t’u pëlqej të gjithëve”, ka thënë ajo pos tjerash.
Me të hyrë ajo bëri një bujë tek banorët e tjerë të cilët me vrap dolën e mirëpritën dhe e përshëndetën.
Ndër të parët që i foli ishte Ganiu.
Ai tha se më nuk ka nevojë të bëhen hyrje të tjera në shtëpi dhe se mjafton Kaderi.
Bile ai në një moment u shpreh: “Ja paska vlejt pritja”.
/Shqip.com