Rozë

Banorja e Big Brother takon pas tri vitesh njeriun më të dashur për të

Semi Jakupi dhe babai i saj

Gjatë spektaklit të sotëm, Semi Jaupaj ritakoi babain e saj brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Ajo ka treguar se ata po ritakohen pas 3 vitesh larg njëri-tjetrit. 

Surpriza nisi me Semin në dhomën e rrëfimit, ku ajo dhe gjithë banorët panë rrëfimin e saj.

Aty, tregonte për prindërit, Bojkenin dhe periudha të rëndësishme nga jeta e saj. Mes të tjerash, një nga dëshirat më të mëdha ishte pikërisht takimi me babain e saj. 

Arbana, fillimisht e bëri të besonte se surpriza përfundoi me një telefonatë nga Kanadaja, por në fakt babai e priste në sallon. 

Mes emocionesh dhe lotësh, Semi dhe babai i saj u përqafuan nga afër, ndërkohë që banorët e tjerë ishin të prekur duke i parë nga dhoma e grimit.

“Jeta ime…Të dua, të dua”, i thoshte ajo në vazhdimësi, duke i përsëritur që e do më shumë së çdo kënd në botë./SHQIP.com