Banorët e Fushë Kosovës mbesin pa ujë të pijshëm
Publikuar:
(20.11.2022 09:33:37)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se banorët e Fushë Kosovës do të mbesin pa ujë të pijshëm.
“Ju njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant” thuhet në njoftim.
Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
/Shqip.com