Lajme

Ballist Morinës i caktohet dënimi pas arrestimit të djeshëm

Ismail Morina - Ballisti

Ismail Morina, apo siç njihet “Ballisti”, i arrestuar dje në Kukës, është dërguar sot në qendrën e paraburgimit në Durrës.

Policia Shqiptare në një njoftim për media ka treguar se ndaj “Ballistit” rezulton vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Atij i është revokuar vendimi penal i lirisë me kusht dhe është i detyruar ta mbajë edhe pjesën tjetër të dënimit prej 5 muajve e 12 ditë burgim.

Ismail Morina – Ballisti

Njoftimi nga Policia Shqiptare:

“Ismail Morina u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, Ballisti u bë i njohur në vitin 2014 me fluturimin e banderolës “Autochthonous”, në ndeshjen Serbi – Shqipëri në kualifikimet për Europian. /Shiqp.com