Lajme

Balluku: Delegacioni nga Serbia merr pjesë në samitin e Tiranës

Nesër në Tiranë pritet të mbërrijnë 27 liderë të Bashkimit Europian dhe 5 liderë të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit pritet të marrë pjesë edhe shteti i Serbisë përmes një delegacioni.

Kështu ka bërë të ditur, Zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Në dijeninë time dhe ashtu siç është thënë orët e fundit, unë besoj qe edhe delegacioni serb do të jetë në Tiranë. Do të ketë bisedime midis palëve, ka  një interes nga disa nga liderët e BE-së për të pasur edhe tryeza të përbashkëta midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara çdo bisedim që ka qenë në fokus dhe në qendër të vëmendjes. Unë besoj që do të jenë të gjithë në Tiranë”, u shpreh Balluku, raporton Euronews.

E pranishme në këtë samit pritet të jetë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar nesër edhe protestë.

/Shqip.com