Rozë

Balina i reagon ashpër produksionit: I rreshtuan listën e ish-të dashurve para miliona shqiptarëve

Kiara gjatë këtyre ditëve është përzgjedhur të jetë liderja e shtëpisë së famshme dhe për këtë në spektaklin e djeshëm, asaj iu dha një avantazh në lojë.

Pas shumë ditësh brenda shtëpisë, ku asnjë nga banorët nuk ka informacione nga jashtë, Kiarës iu dha mundësia për t’i patur ato. Asaj iu shfaqën përmes një videoje një përmbledhje çfarë mendojnë jashtë për të, kryesisht të publikuara në media.

Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku tha se për qëllime spektakli po përdoren terma delikate dhe se transmetimi i asaj videoje para Kiarës ishte e gabuar.

Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve. Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit. Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar“, tha ndër të tjera Balina.

/Shqip.com