Balaj pasi që Apeli anuloi vendimin e Themelores: Telekomi po kthehet si lider, aty ku ka qenë

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Post Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit të Kosovës ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, mes PTK-së dhe Z-mobile.
Balaj i ka falënderuar anëtarët e PTK-së, për besimin e dhënë, dhe ka thënë se kjo kauzë ka pas sfida të përditshme.
“Është një betejë e fituar në luftë që ju kemi shpallë zhvatëseve dhe grupeve kriminale të interesit që kanë pas vetëm një qëllim: vjedhjen e buxhetit, shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve, fundosjen dhe falimentimin e Telekomit të Kosovës dhe largimin nga vendet e punës të punëtoreve”, ka shkruar ai.
Ai ndër të tjera ka thënë se ka qenë e vështirë të shtyhet përpara kjo kauzë, dhe i njëjti ka thënë se nuk do të kishte pas mundësi me arrit këtë pa ndihmën e anëtareve të Sindikatës, punëtorëve të gjitha niveleve e shumë të tjerëve./Shqip.com