Lajme

Bajrami: Propaganda nuk kalon!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar propagandë deklarimet e qeverisë për marrëveshjen me BE-në.

“Sa i përket 4.2 miliardë eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se këtë program, Kosova e ka dakorduar me BE-në në vitin 2017, kur edhe është ratifikuar, ndërsa ka hyrë në fuqi në 2018, derisa ia ka bashkëngjitur ligjin në fjalë.

/Shqip.com