Bajqinovci i kundërpërgjigjet Hotit: Ai e kishte të gatshme përgjigjen që nga 2021

Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se Kosova gjendet në një situatë të keqe politike për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë.
Hoti u shpreh se Kosova është në pozitën më të pafavorshme për të dialoguar për shkak të vendimeve që çuan në tensionimin e situatës në veri.
Lidhur më këtë deklaratë të Hotit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i partisë në pushtet, Mefail Bajqinovci.
Sipas Bajqinovcit, Hoti e kishte të gatshme përgjigjen që nga viti 2021.
“Hoti paska thënë sot se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit. Ai besoj e ka zgjidhjen. Sikur e kishte në 2021-tën”, ka shkruar Bajqinovci.
Lidhur me Asociacionin Komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni është e vetmja marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
Në anën tjetër, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier nuk ka pranuar që ti komentojë zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në momentin që ai është pyetur për zhvillimet e fundit ka thënë se për këtë do të flasë javën e ardhshme.
“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme” – është përgjigjur shkurt Hovenier.
Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.
/Shqip.com