Bajqinovci: Haki Abazi nuk është larguar nga VV-ja
Publikuar:
(06.12.2021 23:58:41)

“Haki Abazi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Kështu, Mefail Bajqinovci – deputet i partisë në pushtet, ka mohuar zërat që Haki Abazi është larguar nga LVV.
“Kolegu im Haki Abazi ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka dalë në asnjë moment”, tha Bajqinovci në emisionin DPT te Fidani në T7.
Abazi është rikthyer përsëri në Kuvend, të hënën – pasi e kishte bojkotuar atë.

Ka treguar për bojkotin, por jo edhe për arsyet e atij bojkoti.
Ankesat ia ka treguar lidershipit të partisë. Publike nuk janë bërë asnjëherë.
Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje arriti që më 14 shkurt t’i fitonte 58 ulëse në Kuvend. /Shqip.com