Bahtiri organizon tubim kundër Asociacionit në fshatit e tij një ditë para takimit në Bruksel
Publikuar:
(23.02.2023 19:22:35)

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri pritet që të organizojë një tubim me qytetarë gjatë ditës së diele, vetëm një ditë para takimit që pritet të zhvillohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga vetë Bahtiri.
“Të nderuar qytetarë. Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq”, ka shkruar Bahtiri.
Tubimi do të mbahet në shkollën “Harun Beka” në Gushavc, që është vendlindja e Bahtirit duke filluar nga ora 12:00.
/Shqip.com