Sport Ndërkombëtar

Babai i Leo Messit hedh akuza të forta ndaj Barcelonës

Jorge dhe Lionel Messi

Gazetari spanjoll, David Bernabeu, u nis menjëherë drejtë shtëpisë së Messit pas lajmit se ky i fundit nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, shkruan Shqip.com.

Vetë gazetari spanjoll, zbuloi se Jorge Messi, babai i sulmuesit argjentinas, ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit.

Ai ka thënë se “është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë”, dhe se “ata po derdhin lot krokodili”.

Sipas gazetarit të Deportes Cuarto, babait i Messit nuk ishte fare i befasur me lajmin e largimit të djalit të tij nga katalanasit.

Messi është pjesë e Barcelonës për 21 vite, ndërsa 17 vite me skuadrën e parë të blaugranëve.

Ai i qëndroi besnik për kaq shumë kohë klubit që e rriti si futbollist, duke e bërë njërin ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Por, siç duket deklarata e lëshuar nga klubit ditën e djeshme nuk i ka pëlqyer aspak Messit dhe njerëzve pranë tij./Shqip.com