Babai i Deas: Efi shumë larg saj, i bashkon vetëm vendi
Publikuar:
(04.04.2023 13:09:23)

Efi është rikthyer primin e kaluar në Big Brother VIP Albania.
Ajo që në hyrje ka ngacmuar Dean, duke i thënë se duhet që t’i bëjë gati valixhet.
I ftuar në “Wake Up” ka qenë babai i Deas Bujar Hoxha i cili ka treguar mbështetjen e plotë ndaj vajzës së tij dhe se shprehet se ajo e meriton fitoren.
Sa i përket marrëdhënies që ajo ka me Efin, Bujari shprehet se Efi është shumë larg Deas dhe i bashkon vetëm vendi me njëra-tjetrën.
“Nga ai vend që jemi unë dhe Dea në vitin 1920 hodhëm një perandori në det. Qe një nga perandoritë më të mëdha. Dean me Efin i lidh vetëm mendoj unë një ndajfolje vendi, larg. Domethënë janë shumë larg njëra-tjetrës”, ka thënë ai.
Ndryshe, Efi herën e parë është larguar pas nominimit që ka bërë Dea.
/Shqip.com