Lajme

Baba i tre fëmijëve – Kosovari dënohet në Zvicër pasi e ngacmoi seksualisht kolegen e punës

Foto e ilustruar

Një 44-vjeçar nga Kosova është dënuar në Zvicër për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual.

Siç shkruan gazeta Luzerner Zeitung, dënimi që i është shqiptuar për këto vepra penale është 60 njësi ditore prej 100 frangash (periudha e provës: dy vjet) dhe një gjobë prej 2,000 frangash. Zyra e prokurorit publik ka apeluar kundër vendimit. Për këtë arsye departamenti penal i Gjykatës së Lartë Zug po merret me lëndën.

Babai i martuar i tre fëmijëve punonte si përgjegjës në një kantier ndërtimi në kantonin Zug. Ai i kishte vënë syrin koleges së tij 22-vjeçe e cila ishte punësuar përkohësisht në atë kantier.

Sipas fakteve të përshkruara në aktgjykimin e gjykatës së lartë, burri i ishte afruar punëtores së re që në fillim dhe i kishte kërkuar numrin e telefonit, transmeton albinfo.ch. Ajo ja kishte dhënë numrin sepse kishte supozuar se ishte e detyruar ta bënte këtë, pasi ishte përgjegjës pune.

Që nga ai moment ishte përshkallëzuar situata. Pasi ai i kishte kërkuar asaj që ta linte ta puthte – gjë që ajo e kishte refuzuar “qartë” sipas gjykimit – ai i ka shkruar dhe dërguar asaj mbi 30 mesazhe në një ditë, disa prej tyre banale, përfshirë kërcënimet për përdhunim./SHQIP.com