Avioni që kishte për t’i çuar besimtarët kosovarë në haxh pëson defekt teknik

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar të mërkurën se grupi i dytë i besimtarëve ende nuk është nisur për në haxh.
Kjo pasi avioni ka pësuar një defeckt teknik.
“Avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët tanë, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Besimtarët myslimanë janë ende në aeroportin “Adem Jashari”.
BIK-u ka kërkuar ndjesë e mirëkuptim nga besimtarët dhe opinioni i gjerë për këtë vonesë të shkaktuar për shkak të defektit në avion rrugës për në Prishtinë.
Theksojmë se për në haxh janë nisur edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani dhe anëtari i Kryesisë i LDK-së Xhafer Tahiri./Shqip.com