AUV-i ka vetëm 32 inspektorë veterinar në gjithë Kosovën

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është duke u përballur me mungesë të numrit të inspektorëve veterinar.
Vetëm 32 është numri i inspektorëve të AUV-it në gjithë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu.
“Tash kemi inspektorë të mjaftueshëm mirëpo te inspektorët veterinar kemi një numër të vogël dhe inspektorë sanitar qëndron pak më mirë. Me transferin e inspektorëve kemi 75 prej tyre shtesë. Vetëm 32 inspektorë veterinar i kemi për gjithë Kosovën. Me këtë numër të vogël po mundohemi të mbulojmë tërë territorin e Kosovës. Duke parë numrin e madh të thertoreve të fabrikave të mishit subjektet që i nënshtrohen kontrolleve veterinare është numër i pamjaftueshëm”, thotë Kadriu.
Më tutje Kadriu, ka thënë se është rritur numri i kontrolleve për produktet që i nënshtrohen regjimit të temperaturave ku kohëve të fundit është në rritje./Shqip.com