Kulturë

Autoritetet ukrainase instalojnë xham mbrojtës rreth muraleve të Banksy

Autoritetet ukrainase kanë instaluar mbulesa në mënyrë që të mbrojnë muralet e pikturuara nga Banksy rreth kryeqytetit të Kievit, të cilat u dëmtuan në fillim të luftës me Rusinë.

Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit  tha të mërkurën  se fletët transparente të polikarbonatit ishin “rezistente ndaj goditjeve” dhe se ato do t’i mbronin pikturat.

Oleg Torkunov, nënkryetari i organizatës, tha se pikturat “kanë rëndësi kulturore dhe historike për vendin si një kujtesë se drita duhet të kapërcejë errësirën”.

Vepra nga Bansky

Në dhjetor, policia arrestoi tetë persona të cilët u përpoqën të vidhnin një mural me një grua që mbante një maskë gazi dhe një fikës zjarri.

Ajo vepër u shfaq në një shtëpi të rrënuar në qytetin Hostomel, pak jashtë Kievit.

/Shqip.com