Autobusi bën kërdinë në autosallon, lëndohen tre persona, pronari i saj publikon videon

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në magjistralen Gjakovë – Prizren, ku një autobus është përplasur me veturat e një autosalloni.
Për rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës.
Aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, dhe janë lënduar tre persona.
Sipas pronarit të autosallonit, nga ky aksident vetëm në anën e tyre janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.
“Faleminderit Zotit, që ky aksident nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por si pasoj e ngasjes së pa kontrolluar ky është aksidenti i 5-të që shkakton dëme në biznesin tonë, edhe pse nga ne janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar situata të tilla”, ka shkruar Shkelzen Bushati në Facebook.
/Shqip.com