Aurela Hoxha i reagon ndjekëses se përse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, është komentuar shumë kohëve të fundit për jetën e saj private.
Ajo rreth në muaj më parë u bë nënë për herë të pare, ku mirëpriti në jetë një djalë.
Ajo dhe partneri i saj, një biznesmen spanjoll e kanë të fshehtë shtatzëninë e saj deri në momentin kur edhe erdhi në jetë, Alaron.
Modelja së fundi në Instagram ka treguar për jetën e saj, ku i ka jep edhe mundësi fansave që të shprehën duke e pyetur atë.
Pyetjet drejtuar Aurelës kanë qenë të shumta, duke e pyetur për karrierën dhe jetën e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe për shtatzëninë e saj.
“Pse e mbajte të fshehtë shtatzëninë?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruara nga një ndjekëse.

“Të mos e publikosh në Instagram do të thotë ta mbash të fshehtë? Unë nuk e shoh kështu”, u përgjigj Hoxha.
Kujtojmë që Aurela ka kohë që është larguar nga Shqipëria dhe është duke jetuar më të dashurin e saj./SHQIP.com