Aurela Gaçe tërhiqet nga muzika, ja për çfarë arsye

Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe ka njoftuar se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit.
Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.
Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live në mënyrë derisa të shërohet.
“Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave”, ka shkruar ajo.
Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave.
“Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrsesi nuk mund t’ia lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva” ka shtuar tutje ajo.