Lajme

ATK-ja me njoftim për shitësit “online”

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se të gjithë furnizuesit e tregtisë në formë “online” duhet të lëshojnë kuponë fiskal apo faturë tatimore.

Sipas ATK-së, nëse furnizimi bëhet për konsumatorin e fundit, furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal.

Ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin, atëherë furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.

“Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Tutje, ATK-ja tha se duke e marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në ‘luftimin’ ekonomisë së hirtë dhe sipas tyre, në këtë mënyrë qytetarët kontribuojnë në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë.

/Shqip.com