ATK arrin që t’i mbledh edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore

Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme brenda Administratës Tatimore të Kosovë ka arritur që të mbledhë edhe mbi 1 milionë euro të tjera borxhe tatimore.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ATK-ja.
“Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve. Aktiviteti i masave të sforcuara është i dyti me radhë brenda pak ditëve, ku dje me datë 31 maj 2022 janë ndërmarr veprime tek 22 subjekte biznesore, të cilët kishin obligim ndaj ATK-së 2.9 milion euro” thuhet në njoftimin e ATK-së.
Sipas njoftimit aktivitetet janë zhvilluar në disa qytete të ndryshme të Kosovës.
“Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj. Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdoj të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc” thuhet në njoftimin e ATK-së.
Nga ATK-ja janë shprehur të vendosur që të punojnë me përkushtim në zvogëlimin e borxheve./Shqip.com