Atentat me armë zjarri në Milot, një i vdekur dhe një i plagosur(VIDEO)
Publikuar:
(22.07.2022 22:21:46)

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur nga një atentat me armë zjarri që tronditi mbrëmjen e sotme në Milot të Shqipërisë.
Ata janë identifikuar si Klisman Prençi dhe Ylli Ibrahimi, ky i fundit është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, të dy këta persona nuk ishin emra të panjohur si për autoritetet policore, ashtu edhe për publikun.
Në Janar të 2021, Ylli Ibrahimit i bënë një atentat me armë zjarri po në Milot.
Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor.
Ndërsa Klisman Preçit iu bë atentat më 14 Maj të këtij viti, në Ishull Lezhë./SHQIP.com