Lajme

Asociacioni i Komunave dhe Oda Ekonomike dorëzon në Qeveri kërkesë, këto janë pikat e kërkesës

Qeveria e Kosoves

Asociacioni i Komunave dhe Oda Ekonomike sot gjatë ditës pritet që të dorëzojë një kërkesë në Qeverinë e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kjo kërkesë ka të bëjë me fushën e prokurorimit publik dhe kontratave në projektet e investimeve kapitale.

Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës:

1. Të plotësohet dhe funksionalizohet Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

2. Të anulohet procedurat për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë në kontekste dhe të kthehen në ritenderim për shkak të ngritjes së çmimeve.

3. Të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale dhe ndryshimit të çmimit të tyre konfrom ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës).

Kërkesa

Kjo situatë mund të detyroj operatorët ekonomik që të tërhiqen nga marrëdhëniet kontraktuale e që për pasojë do të shkaktoj konfiskimin e sigurimit të kontratës dhe futjen në listë të zezë të operatorëve që në aspektin zinxhiror do të ketë pasoja në ekonomitë biznesore dhe të punësuarit e tyre – thuhet ndër të tjera në kërkesën e nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Agim Aliu dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z.Berat Rukiqi./Shqip.com