Lajme

Asnjë viktimë, 89 të infektuar me COVID në Shqipëri

Nga 321 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, 89 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19.

Nuk pati asnjë humbje jete, ndërsa 179 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 314,991.

Janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, thuhej në njoftimin e ministrisë.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në Shqipëri./Shqip.com