“Asnjë rast me Omicron në Kosovë”

Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin “Omicron”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, përcjell Shqip.com.
Duke folur për situatën pandemike në vend, Latifi deklaroi se do të ishte “fatkeqësi e madhe nëse lirohen masat në tërësi”.
“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të Covidit. Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”, theksoi Latifi për RTK-në.
Tutje, ai ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë, duke “lavdëruar” Qeverinë Kurti 1 dhe 2 për menaxhim të mirë.
“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qëveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmën që kanë mund ta bjënë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, shtoi ai./SHQIP.com