Artan Abrashi: Grupi PLAS kanë shpalosur një buqetë me shpifje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se grupi PLAS, i përbërë nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Listës Serbe kanë shpalosur një herë një buqetë me shpifje dhe dezinformime.
Abrashi ka thënë se kërkesa e PDK e mbështetur nga LDK, AAK dhe Lista Serbe për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor nuk është i ligjshëm dhe pikë.
Nëse me të hetohet qoftë edhe për 1 sekondë diçka që lidhet me Serbinë, çka po bën me ta pra Lista Serbe?
“Grupacioni, PLAS në Kuvend për fat të keq mbështet dhe ende është në shërbim të elementëve të krimit të organizuar në vend dhe në rajon. Ndaj beteja për shtet të së drejtës është më shumë se kurrë e domosdoshme”, ka thënë Abrashi.
Ai gjithashtu ka pyetur nëse me të hetohet qoftë edhe për 1 sekondë diçka që lidhet me Serbinë, çka po bën me ta pra Lista Serbe?
“Kolegu i tyre nga LDK, Lumir Abdigjiku, me të njëjtin frymëzim, në mënyrë të paprecedentë mbështet, shtyn e lobon për një kërkesë komplet të paligjshme të dorëzuar në kuvend nga PDK”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Abrashi gjithashtu ka thënë se “çfarë i lidh këta së bashku si më herët dhe tani është vetëm organizimi i të keqes dhe në dëm të interesit publik”, ka thënë Abrashi./Shqip.com