Rozë

Arta Nitaj tregon për herë të parë se a është në lidhje me Romeo Veshajn

Romeo Veshaj dhe Arta Nitaj

Arta Nitaj është ndër modelet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe.

Së fundmi për të është aluduar se është në lidhje dashurie me vëllain e Donaldit, Romeo Veshajn.

Në një intervistë për Prive, ajo është shprehur se nuk ka filluar romancë me askënd.

Fotografia që të dy kishin publikuar në vendin e njëjtë, sipas saj, ka qenë vetëm rastësi.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo, thjeshtë ka rastisur që kemi bërë foto në të njëjtin vend, kam Romeon tim unë Zhulieta”, është shprehur ajo.

Nitaj përndryshe është duke shijuar pushimet në Dubai, së bashku me Arta Elezaj dhe Kejvina Kthella./SHQIP.com