Rozë

Arriti ta ‘manipulojë’ Olta? Ja në cilin prej dy grupeve brenda shtëpisë deklarohet Efi

Efi ka disa javë që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Ajo ka krijuar një miqësi të mirë brenda me Luizin, por ka bërë që të këtë konflikte me Oltën pasi kjo e fundit pavarësisht frikës së Efit tha se mos të dal nga dhoma e mbyllur.

Madje në primen e kaluar gjërat u tensionuan aq shumë sa që filluan edhe ofendimet në mes tyre – por, që u qetesuan pas darkës që kishin bashkë.

Për këtë u duk paksa i bezdisur Luizi, që e shprehu këtë “shqetësim” me Kiarën. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar teksa bisedonin në dhomën e gjumit Efi ia bëri të qartë Luizit se Olta nuk mund ta manipulojë dot. Madje, ajo u shpreh me humor se është #TeamLui.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”.

/Shqip.com