Arrin në katër numri i personave të arrestuar për tentim vrasje

Me datën 04.03.2023 rreth orës 13:00, Policia e Kosovës kishte marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.
Në këtë rast ishin lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Pas veprimeve të Policisë së Kosovës është arritur që të arrestohen njëri nga personat e dyshuar.
D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit ishte dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
/Shqip.com