Lajme Botë

Arrihet koalicioni i parë i AAK-së në Gjakovë

Ardian Gjini - Kryetar i Komunës së Gjakovës

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, ka arritur marrëveshje me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, për ta mbështetur Ardian Gjinin për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 14 nëntorit. 

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj, sipas burimeve të redaksisë, ka pasur rol të madh në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

 “Gjithsesi po, sonte do të nënshkruhet marrëveshja”, tha shkurt ai.

Logo e AAK-së dhe PShDK-së

PShDK-ja në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë 4 mijë 367 vota për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Në balotazh, Ardian Gjini i AAK-së do të përballet me Mimoza Kusari-Lilën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjini në raundin e parë të zgjedhjeve ka marrë 45.76 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila, 37.20 për qind./Shqip .com