Arrihet koalicion mes LDK-së e LVV-së në Shtime?

“Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!”.
Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Qemajl Aliu, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Shtimes, teksa ka publikuar një fotografi me Bedri Zeqirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu kandidat për kryetar të Shtimes.
Të dy shihen të ulur në një kafene, kështu duke hedhur dyshime se kanë arritur koalicion për bashkëqeverisje.

Por, këto dyshime i ka hedhur poshtë Kadri Emini, kryetar i LDK-së në Shtime.
Sipas tij, takimi mes kandidatëve për kryetar ka qenë i rastësishëm.
Megjithatë, Emini nuk ka hedhur poshtë mundësinë për arritjen e koalicionit.
“Realisht ka mundësi të bëhet një koalicion me Lëvizjen vetëvendosje, por kjo varet nga negociatat që do të zhvillohen me VV-në dhe në koordinim të plotë me qendrën”, është shprehur ai për Albanian Post.
Pas zgjedhjeve të 17 tetorit, asnjë nga kandidatët për kryetar të Shtime nuk arritur të marrë votat e duhura për të qeverisur me qytetin.
Më së shumti vota nga kandidatët ka marrë Qemajl Aliu i LVV-së – 45,10%.
Aliu do të shkojë në balotazh me Naim Ismajlin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ka marrë 44,64% të votave./SHQIP.com