Arrestohet shqiptari në Skoci, prodhonte lëndë narkotike
Publikuar:
(12.01.2023 10:20:48)

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Skoci për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Bledjan Buci, sapo kishte dalë nga paraburgimi në fund të dhjetorit dhe arrestimi është kryer më datë 1 janar.
Autoritete skoceze kanë arritur të shkatërrojnë fermë e kanabisit në Nicolson të Greenock-ut, ku sekuestruan bimë me vlerë 163 mijë paund, raporton Greenock Telegraph.
I arrestuari Bledjan Buci, 28 vjeç, doli nga paraburgimi në gjykatën e sherifit në lidhje me zbulimin e “Vitit të Ri”.
Po ashtu, Buci akuzohet dhe për manipulim me matësin e energjisë elektrike.
/Shqip.com