Arrestohet shoferi që goditi dy këmbësorë në Veternik, një nga ta nuk mbijetoi
Publikuar:
(22.11.2021 10:46:32)

Një person është arrestuar pasi aksidentalisht shkeli me veturë dy persona, një burrë si dhe një grua, të dielën në Prishtinë.
Kjo e fundit, 57 vjeçare nuk arriti t’i mbijetonte lëndimeve që mori – kështu ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për këtë ka raportuar edhe Policia në raportin ditor, të hënën.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet në raport.

Të dielën rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Ndërkaq, tjetri ka marrë lëndime trupore.
Lajmi ishte konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Shqip.com